Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Gjevalin Nikollbibaj, kanë pritur në takim zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Afërdita Thaçi dhe kolegë të saj.
Gjatë diskutimit, ata kanë folur për këto pika:
Mirëmbajtja e rregullt e të dhënave kadastrale nga Zyrat Kadastrale Komunale;
Projektligji për Kadastër të Paluajtshmërive dhe Infrastrukturës Kombëtare për të dhënat hapësinore dhe
Projekti përkrahës i Bankës Botërore
Ndërkaq, Kryetari Gjini dhe zv. Drejtoresha Thaçi, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në kuadër të projektit për sistemin e unifikuar të adresave.