X
GO
News and Events

Komuna e Gjakovës përfiton 70 mijë euro nga MAPL

  • 27.05.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1224
  • 0 Comments
Komuna e Gjakovës përfiton 70 mijë euro nga MAPL

Komuna e Gjakovës është përfituese e një shume prej rreth 70 mijë eurosh nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, mjete këto që do të përdoren për kubëzimin e disa rrugëve në fshatrat dhe lagjet e komunës së Gjakovës.

Në emër të komunës së Gjakovës, drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike Shkumbin Kastrati e ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, sipas së cilës marrëveshje, komuna e Gjakovës obligohet të participojë me një shume prej rreth 30 mijë euro për realizimin e këtyre projekteve.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker