X
GO
News and Events

Komuna e Gjakovës ngritë nivelin e mobilizimit kundër COVID-19

  • 12.03.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Number of views: 3336
  • 0 Comments
Komuna e Gjakovës ngritë nivelin e mobilizimit kundër COVID-19

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka takuar sot përfaqësuesit e të gjitha institucioneve lokale të shëndetësisë, sigurisë dhe arsimit, me të cilët ka folur rreth gjendjes aktuale në komunën tonë dhe procesin e mobilizimit për mbrojtjen dhe përballimin sa më të lehtë të COVID-19 (Corona Virusi), e cila ndonëse ende nuk është shfaqur në Kosovë, tashmë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është shpallur Pandemi globale.
Nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve, veçmas nga ata të shëndetësisë, Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Institutit të Mjekësisë së Punës, është raportuar se niveli i syqeltësisë dhe mobilizimit për mbrojtje nga ky virus është në gjendjen maksimale, ndërsa edhe gatishmëria për tu ballafaquar me të është në nivelin më të lartë të mundshëm.
Megjithatë, që të gjithë njëzëri kanë apeluar tek qytetarët e komunës së Gjakovës, që të jenë të kujdesshëm dhe të përcjellin të gjitha udhëzimet për mbrojte dhe veprim nga kanalet zyrtare dhe profesionale të shtetit tonë, në mënyrë që të përballemi sa më pak me këtë pandemi globale që po kërcënon shëndetin tonë.
Sipas ekspertëve, është me rëndësi që informimi rreth kësaj pandemie të jetë i drejtë dhe profesional, gjë që nënkupton që qytetarët të mos bijën pre e informacioneve jo zyrtare dhe të krijojnë momente të panevojshme paniku. Sipas këtyre ekspertëve, kjo pandemi mund të kalohet me qetësi dhe respektim të plotë të udhëzimeve profesionale, elemente të së cilave udhëzime janë mbajtja e higjienes personale në nivel të lartë, largimi nga ambientet e numër të madh të njerëzve, mos dalja e panevojshme nga shtëpia etj.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker