X
GO
News and Events

Komuna e Gjakovës, nikoqire e Panairit për Promovimin e Produkteve Agro –Turistike

Komuna e Gjakovës, nikoqire e Panairit për Promovimin e Produkteve Agro –Turistike
Komuna e Gjakovës, nikoqire e Panairit për Promovimin e Produkteve Agro –Turistike.

Ky eveniment mblodhi fermerë, agrobiznese dhe operatorë turistikë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë.

Atë e ka vizituar nga afër edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë. Ai i ka përgëzuar pjesëmarrësit e panairit për punën dhe mundin që bëjnë për të sjellë në treg produkte vendore të cilësisë së lartë. “Komuna e Gjakovës do të mundohet të jetë sa më afër jush, për të ju mbështetur” ka thënë ai.

Panairi për Promovimin e Produkteve Agro –Turistike po mbahet në kuadër të projektit “Përmirësimi i Ofertës Turistike në Zonat Malore të Shqipërisë dhe Kosovës”, i cili implementohet nga Qendra Kosovare për Zhvillim së bashku me Fondacionin Shqiptar për Zhvillim të Kapaciteteve Lokale dhe Fondacionin Maqedonas për Ndërmarrësi.

Kjo ngjarje mbështetet edhe nga Komuna e Gjakovës.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker