X
GO
News and Events

Komuna e Gjakovës e përkushtuar në përkrahjen e bizneseve të vogla

Komuna e Gjakovës e përkushtuar në përkrahjen e bizneseve të vogla
Ndër prioritetet kryesore të Komunës së Gjakovës është krijimi i lehtësirave për ndërmarrjet e vogla, në funksion të zhvillimit të tyre.

Kështu u tha gjatë një konference informuese, e cila u mbajt në kuadër të Ditëve të Biznesit të Vogël 2019.

Themelimi i zyrës së AKB-së, investimet në infrastrukturë, rritja e subvencionimit të bizneseve nga viti në vit, janë disa nga elementet të cilat janë mbështetje dhe lehtësim për funksionimin e bizneseve në Gjakovë.

Kjo konferencë u organizua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, konkretisht Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.

Bizneset pjesëmarrëse kanë shfaqur edhe vështirësitë që hasin gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre, të cilat u tha se do të adresohen tek institucionet relevante.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker