X
GO
News and Events

Komuna e Gjakovës fiton 3 projekte të efiçiencës

  • 02.09.2020
  • Author: Artan Haraqia
  • Number of views: 2347
  • 0 Comments
Komuna e Gjakovës fiton 3 projekte të efiçiencës

Sot, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, bashkë me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me masat e energjisë efiçiente për tri ndërtesa në komunën e Gjakovës, Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, shkollën “Mazllum Këpuska” dhe atë “Fehmi Agani”.

Projekte si këto, kapin vlerën rreth një milion euro, financim ky i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Komuna e Gjakovës është përfituese e tri projekteve, të cilat do të fillojnë së shpejti.

Kryetari Gjini u shpreh mirënjohës ndaj Shalës për kontributin e jashtëzakonshëm drejt jetësimit të këtyre projekteve të rëndësishme për Gjakovën, duke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjelltë do të vazhdojë edhe më tutje.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker