X
GO
News and Events

Janë përuruar dhe janë inspektuar shumë projekte infrastrukturore

Janë përuruar dhe janë inspektuar shumë projekte infrastrukturore
Janë përuruar dhe janë inspektuar shumë projekte infrastrukturore. Fillimisht u bë përurimi i tre segmenteve të rrugëve „Vëllezërit Avdullahu“ e „Valenton Spahiu“ në paralagjen Dardania si dhe u inspektuan punimet në finalizimin e rrugës „Fitim Domi“.

Më tutje u përuruan edhe rruga „Martirët Qerkezi“ dhe rruga e Stadionit në fshatin Rogovë me kosto financiare mbi 27,000€ si dhe gjashtë segmente rrugore në fshatin Molliq në vlerë mbi 50,000€.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini u shpreh i lumtur për finalizimin e këtyre projekteve të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në lehtësimin e jetës së banorëve dhe gjithashtu përbëjnë një obligim të përmbushur në paktin me qytetarët e komunës së Gjakovës.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker