X
GO
News and Events

Inaugurohet salla "Teki Dervishi"

  • 18.02.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Number of views: 2879
  • 0 Comments
Inaugurohet salla "Teki Dervishi"

Është inauguruar sonte një ambient i veçantë në kuadër të Bibliotekës Ndërkomunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ambient ky që përveç se do ta shtojë funksionalitetin e kësaj biblioteke, gjithashtu edhe do të ia rrisë asaj vlerën dhe namin në Kosovë e më gjerë. Bëhet fjalë për sallën e veçantë të takimeve dhe organizimeve të ndryshme kulturore, e cila tash e tutje do ta mbajë emrin edhe të një personaliteti tjetër të shquar, atë të veprimtarit, shkrimtarit, publicistit e dramaturgut Teki Dervishi.
Salla “Teki Dervishi”, funksionalizimi i së cilës u propozua nga kryetari i komunës Ardian Gjini, u inaugurua në një ceremoni të ngrohtë në të cilën morën pjesë shumë personalitete nga bota e artit, kulturës dhe teatrit, familjarë të Teki Dervishit, e të cilët e vlerësuan lart nderimin që Gjakova po i bën këtij personaliteti.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryetari Gjini ka thënë mes tjerash se Teki Dervishi ishte një personalitet i veçantë, prandaj edhe është shprehur i kënaqur që nga kjo datë e shënuar emrin e tij tash e tutje do ta mbajë një kënd kaq i rëndësishëm, i cili shumë shpesh do t’i bëj bashkë njerëz të ndryshëm nga të gjitha sferat.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker