Komuna e Gjakovës shquhet me tokë pjellore që shtrihet përgjatë hapësirës tektonike të Rrafshit të Dukagjinit e i cili gjendet në mes të Bjeshkëve të Nemuna, Pashtrikut, Mokrrës së Gorës dhe Sharrit, në lartësi nga 360m deri në mbi 2650m mbi nivelin e detit. Luginat e lumenjve Drini i Bardhë, Ereniku, Krena, Trava dhe Trakaniqi, si dhe te disa përroskave, krijojnë në Komunën e Gjakovës rrafshina, shumica e të cilave me tokë të punueshme e shumë pjellore. Nisur nga këta faktor dhe nga kushtet e përshtatshme klimatike, bujqësia përfaqëson një potencial të madh zhvillimi për ekonominë e komunës. Bujqësia e Komunës së Gjakovës ka një perspektivë të madhe për zhvillim, duke pasur për bazë sistemin e ujitjes si dhe traditën e popullatës që merret me bujqësi. Mundësi të rifunksionimit ka edhe industria ushqimore e cila ka vepruar në të kaluarën. Në zonat rurale bujqësia është 70% si burim I jetesës, duke theksuar se Komuna e Gjakovës ka numrin më të madh të fshatrave më gjithsej 91 në nivel të Kosovës. Përqindja e tokës sipas kualitetit të saj është: Tokë e mirë: Klasa I, II, III 40%; Tokë e mesme: Klasa IV, V 20%; Tokë e varfër: Klasa V, VI 40%;