Komuna e Gjakovës, ofron shërbimet për investitorë të huaj si në vijim:
- Asistencë si ta filloni një biznes të ri në Kosovë;
- Asistim në procedurat e regjistrimit të biznesit;
- Asistim në aplikim për licenca dhe leje të nevojshme për biznesin tuaj;
- Asistim dhe organizim i takimeve ndërlidhëse me institucione lokale dhe qendrore si dhe takime me biznese vendore apo të huaja;
- Ndihmë për identifikimin e vendit ideal për të lokalizuar biznesin tuaj.
- Ndihmë për të gjetur patundshmëri që të akomodoni biznesin tuaj;
- Ndihmë në aplikimin dhe vendosjen nëpër zona industriale dhe inkubator biznesi;
- Sigurimi i informatave për sektor specifik, projekte të ndryshme dhe partnerë të mundshëm, me të cilët ju mund të bashkëpunoni;