X
GO

Muzik Art dhe Letërsi

Muzik Art dhe Letërsi
Komuna e Gjakovës është e njohur për traditë të gjatë në shumë sektor të kulturës, si muzikë, art pamor dhe skenik, letërsi etj. 

Muzicient, letrar, aktor e artist të artit figurativ nga kjo trevë janë bërë emra të njohur jo vetëm në trevat shqiptare por edhe më gjerë. Sot në Gjakovë për kulturën kujdeset Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila ka sektorin e vet të veçantë të veprimtarive të kulturës. Veprimtarit kryesore zhvillohen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.  Brenda këtij objekti  veprojnë edhe grupet e amatorëve, siç janë: teatri amator, grupet e valltarëve me valle moderne, popullore dhe folkflorike, Kori i burrave, i njohur tashmë në tërë Kosovën dhe jashtë saj.


Arti muzikor

Muzikant  të Gjakovës u shquan  për ruajtjen dhe kultivimin e muzikës karakteristike gjakovare, e cila në një mënyrë e ushqeu shpirtin e popullit dhe e mbajti të gjallë shpresën e tij. Rrënjët e muzikës karakteristike gjakovare, të përcjella brez pas brezi e kanë fillin qysh para 250 vjetësh me këngëtarët dhe instrumentistë: si Hamëz Kovaçi, Kolë Qorri (1800- 1863) , Jahja Xharra (1833 – 1931), Jahja Goga, Ukë Vronçi, Din Bakia. I ati i Malush Stubllës qe ai që para 150 vjetësh e solli nga Stambolli në Gjakovë harmonikën e gjurit.

Tri grupe artistike të asaj kohe  më të njohura, kanë qenë: shoqëria muzikore “Gajret“(Durimi), shoqëria muzikore ”Kosova” dhe shoqëria muzikore “Agimi”, e cila veproi nga viti 1924-1931. Në përbërjen e vet kishte edhe sektorin e muzikës, të bibliotekës dhe sportit. Rrugën e pararendësve të tyre në kultivimin e melosit popullor e vazhduan edhe: Ymer Riza, Hamëz Kaçi, Sami Dyla, Xajë Gola, Mazllom Mejzini, Ismet Peja, Hadi Bajrami,  Esat Bicurri, Shkelzen Jetishi, Zenel Doli etj.

Nga grupet muzikore të këtyre viteve duhet përmendur: Korin e burrave, ”Sh.M. “Hajdar Dushi” e formuar në vitin 1960, i cili vepron edhe sot,    SH.M. ”Ymer Riza”, Sh.M.”Shote Galica”, Sh.M. “Metaliku”, AVI ”Skofiarët” dhe shumë grupe të tjera muzikore.


Por Gjakova është e njohur edhe artist që kanë bërë emër edhe në muzikën simfonike, që janë bërë  të njohur jo vetëm në Gjakovë dhe Kosovë, por dhe më gjerë, si  akademik Zeqirja Ballata,  akademik Rauf Dhomi, kompozitori Esat Rizvanolli, Arbër Dhomi, dirigjent në Holandë, Trimor Dhomi, kompozitor në Prishtinë, Shkelzen Doli, violinist në Orkestrën Simfonike të Vjenës etj.

Krahas muzikës, arti skenik në komunën e Gjakovës po ashtu  ka një histori të bujshme e cila ka nisur që në dekadat e parë të shekullit 20. 
Si rrjedhoj e kësaj, teatri i Gjakovës prej vitit 1977, është themeluar  si teatri i dytë profesional në nivel vendi.
Vepra e parë  teatrale sipas shënimeve është inskenuar në vitin 1925.
Në të vertet, në vitet 1924-1931 në Gjakovë ka ekzistuar shoqëria me emrin “Agimi”. Në kuadër të aktiviteve të saj, më 1925 vuri në skenë pjesën “Miti Rrumbullaku”. Pjesa është luajtur në shtëpinë e Niman Barakut.
Aktorët që kanë luajtur në këtë shfaqje, e që njihen si aktorët e parë, kanë qenë: Munib Bokshi, Aziz Shasivari, Kapllan Axhanela, Sheh Danjolli, Halim Varaku, dhe Sadik Tafarshiku. Rolet e fermave në atë shfaqje i kanë luajtur Jusuf Këpuska dhe Sherif Baraku.

Por aktiviteti teator është intensifikuar, në vitet e 50, përkatësisht  prej vitit 1954 kur u themelua teatri amator “Emin Duraku,”. Në vitin 1977, ky teatër  u shndërrua në Teatër profesionist.
Me dhjetëra projekte me tema të ndryshme, nga autor kombëtar e ndërkombëtar, që janë realizuar ndër vite janë shfaqur para publikut vendas dhe në vende të tjera të hapësirave shqiptare e më gjerë.

Emrat më të njohur të këtij teatri, janë: Hadi Shehu, Hysen Binaku, Sulejman Lokaj, Jahja Shehu, Hajrullah Zherka, Myrvete Kurtishi, Gani Jetishi, Niman Muçaj, Ramazan Berkani, Qefsere Kurtishi etj.
Një brez i ri i artistëve profesionist i është bashkuar këtij teatri për të vazhduar traditën gati një shekullore.

Arti letrar po ashtu zë një vend të rëndësishëm në kulturën e komunës së Gjakovës.

 

Nga personalitetet e para të kulturës gjakovare - me orientim kombëtar- duhet përmendur “Gjon Nikollë Kazazin”, i cili lindi më 1 janar të vitit 1702.

U shkollua në kolegjet e Propagandës Fide, ku kreu studimet për  filozofi dhe teologji. Në vitin 1740 në bibliotekën e Propagandës Fide të Romës zbuloi kopjen e vetme të Mesharit të Gjon Buzukut, monumenti më i lashtë i shqipes së shkruar që njihet deri më sot. Po ky prelat kësaj vepre ia shtoi katekizmin në gjuhë shqipe, i cili mbetet dokumenti më i vjetër i së folmes së Gjakovës.


Medreseja e Gjakovës

, ku zhvillohej mësimi fetar, thuhet se kishte një bibliotekë të pasur me vepra edhe të fushave laike. Njëri nga krijuesit e kësaj kohe përmendet Tahir Efendi Gjakova (Tahir Boshnjaku) dhe vepra e tij “Vehbije.”


Teqeja e Bektashinjve

 të Gjakovës do të bëhej njëra nga qendrat më të rëndësishme të arsimit dhe e kulturës kombëtare në qytet dhe më gjerë. Pendët e para të kësaj teqeje përmenden: Baba Adem Vexhi, Baba Hamza Gjakova, Baba Qazim Bakalli etj. Edhe teqetë e tjera, si Teqeja Madhe dhe Teqeja e Sheh Eminit kishin fonde të librave fetare, por dhe laike.

Nga përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare duhet përmendur Shtjefën Gjeçovin, i cili një kohë jetoi dhe krijoi në Zym të Hasit, por veprimtarinë e vetë fetare dhe atdhetare e shtriu edhe në fshatrat e komunës së Gjakovës. Ai, pos shumë botimeve nga fushat e ndryshme, ka merita të mëdha për kodifikimin dhe botimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit.

 

Në Gjakovë  që nga viti  1964, vepron klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.

Ky klub ka mbledhur emra të njohur të prozës dhe poezisë në nivel vendi dhe më gjerë si: Enver Gjergjeku, Rexhep Hoxha, Besim Bokshi, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Teki Dervishi, Sefedin Fetiu, Xajë Nura, Kadrush Radogoshi, Nexhmedin Soba, Halil Haxhosaj, Agim Byci, Nimon Muqaj etj. Ndërsa një kontribut në pasurimin e letërsisë në këtë trevë, kanë dhënë edhe poet të rinj… 

Gjakova njihet si qytet i poezisë, pasi për më shumë se gjashtë dekada mbanë manifestimin më të madhë letrar në vend i njohur si “Mitingu I poezisë”, i cili në vitet e fundit ka marrë karakterë ndërkombëtar. Qysh në vitin 1964 në qytetin e Gjakovës mbahet ky manifesim letarar. Në fillim kishte karakter kosovar, por së fundi u shndërrua në manifestim ndërkombëtar.


Arti figurativ

 

Arti në Gjakovë si dhe në pjesë tjera është një artikulim i traditës dhe Vlerave Artistike e Kulturore të individëve, grupeve dhe etnive që përbëjnë strukturën e popullsisë që shprehet nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme duke filluar nga ato mimike e deri tek format figurative të kategorizuara dhe deri tek ato të institucionalizua.

Komuniteti Artistik ka një kontiunitet me rrënjë në historinë e hershme të trashëgimisë kulturore e me vlera te mirëfillta artistike ku hyn si pjesë e edukatës së përgjithshme.
Zanafilla e artikulimit gjendet aty me fillimin e zhvillimit të njerëzimit, duke filluar nga artizanatet që ishin njëherit edhe ekonomi e kohës, duke kaluar nëpër artikulimin figurativ, së pari nëpërmjet krijimit të figurave dhe shprehjes gojore e, më vonë nëpërmjet vizatimeve të tyre deri tek gdhendja e tyre në materiale të ndryshme. Këtë forma të shprehjes shpijen deri tek ndërtimi i godinave arkitekturale për vendbanim. Me përmasimin e kushteve të jetesës dhe me hedhjen e marrëdhënieve të reja shoqërore vije deri tek artikulimi masiv i kohës nëpërmjet shprehjes Artistike Figurative, i cili në fillim i shërbente një pjese të vogël të shoqërisë që merrej me pjesën e Kulturës, e të cilët nëpërmjet formave artistike filluan paraqitjen figurative të përmbajtjeve të ndryshme para pjesëve tjera të shoqërisë. Me zhvillimin e përgjithshëm kulturorë, të krijimit të kushteve deri tek përhapja masive e njehsuar e të mësuarit të shprehjes figurative që njëherit mundësojë edhe krijimin e interpretuesve të artit. Ishte kjo forma më e lartë e zhvillimit të artit krijues i cili fillojë të përhapet nëpërmjet interpretuesve të profilizuar të tij në profesione të ndryshme të jetës, që shpijen në krijimin e edukatës si pjesë e kulturës Artistike Figurative..
Gjakova njihet për numrin e madh të piktorëve, një pjesë e të cilëve veprojnë në qytete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Roli dhe kontributi i tyre është i njohur edhe në hapjen e Fakultetit të Arteve në kuadër të Universitetit të Prishtinës, si dhe në punimin e veprave të ndryshme Artistike e Monumentale në vend e më gjerë.
Artistët më në zë në fushën e pikturës me prejardhje gjakovare janë: Avdurrahim Buza, Qamil Grezda, (lindën në Gjakovë, por jetuan dhe vepruan në Shqipëri), pastaj akad. Muslim Mulliqi, akad. Tahir Emra, akad. Rexhep Ferri, prof.Mr. Fatmir Krypa, prof.Mr. Masar Caka, prof.Mr. Esat Valla, prof.Mr. Ibrahim Ponosheci, prof.Mr. Halil Muhaxhiri,  prof.Mr. Fatmir Hoxha, prof.Mr. Bedri Emra, prof.Mr. Bashkim Paloja, prof.Mr. Hajrullah Zajmi (u lind në Gjakovë, por jetoi dhe veproi në Slloveni) dhe shumë emra të tjerë.
Të gjithë këta piktorë, janë të njohur ndërkombëtarisht në vende të ndryshme evropiane e më gjerë, ku kanë hapur ekspozita personale dhe të përbashkëta, gati në të gjithë kontinentin. Ata janë vlerësuar shumë lartë nga kritika.
Nga gjithë kjo trashëgimi në vend, janë pasuar nga gjeneratat e reja të piktorëve. Të cilët, po ashtu janë emra të njohur në vend e më gjerë si: Sulejman Kadrija, Enver Jaka, Naim Berisha, Kamuran Goranci, Kastriot Nura, Visar Mulliqi, Erzen Vala, Agron Mulliqi, Alban Meka, Gembi Xërxa, Bardha Buza, Fisnik Caka, Butrint Emra, Kushtrim Ponosheci, Kushtrim Bjaraktari, Almir Meqa, etj. 
Gjakova ka Galerinë e Arteve në kuadër të objektit të Pallatit të Kulturës, e cila konsiderohet si një Galeri që i plotëson kushtet për hapje të ekspozitave.
Nga skulptorët gjakovarë duhet përmendur Luan Mulliqin, i cili me skulpturat e “Fehmi Aganit” dhe të “Nënës Terezë” në Tiranë, por dhe me veprat e tjera, është vlerësuar pozitivisht nga kritika.


Bibliotekaria 

 

Biblioteka e parë e qytetit u themeluar më 1947, si iniciativë vullnetmirë dhe kontribut të disa intelektualëve dhe mësuesve të saj kohe. Në fillim ajo ka funksionuar në një objekt të vogël  në oborrin e gjimnazit. Ndërsa për pasurimin e kësaj biblioteke kontibuan shumë qytetar, posaqërisht arsimtarët, duke i dhuruar kësaj biblioteke librat nga bibliotekat personale. Duhet veçuar sidomos profesorin, Hilmi Kryeziu, i cili kësaj biblioteke ai dhuroi një fond të konsiderueshëm të librave të tij.

Para luftës së vitit 1999, përveç bibliotekës së qytetit,( ndonëse në kushte shumë të vështira),  kanë funksionuar edhe gjashtë biblioteka të fshatrave të komunës, si jo në Cërmjan,  Skivjan,  Ponoshec,  Brekoc,  Bishtazhin  dhe në Rogovë. Ngrehinat e bibliotekave të Brekocit dhe të Ponoshecit janë djegur gjatë luftës së fundit.
Prej vitit 2009, biblioteka e Gjakovës është e vendosur në një objekt modern  me 1600 metra kator, që është i vendosur në qendër të qytetit.  Ajo mban emrin e  presidentit të parë të Kosovës  - Dr Ibrahim Rugova. Përveq mijëra librave në gjuhën shqipe, aty lexuesit kanë mundësi që gjejnë edhe libra në gjuhën angleze dhe atë fanceze. Në këto dy gjuhë ekzistojnë këndet e veçanta në kuadër të objektit të bibliotekës.

Print
Categories: Kultura
Tags:

Theme picker