Është mbajtur sot takimi i rradhës i Komitetit per Politikë e Financa, organ i cili nën kryesimin e kryesuesit Anton Shala ka diskutuar dhe ka vendosur për diskutim më të zgjeruar në Kuvendin Komunal të disa pikave të rendit të ditës.
Fillimisht nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj është prezentuar projekt buxheti komunal për vitin 2021, i cili bashkë me vërejtjet dhe sygjerimet e anëtarëve të KPF-së ka kaluar për diskutim në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal.
Anëtarët e KPF-së kane diskutuar edhe për Raportin e Auditorit për Pasqyrat Financiare për vitin 2019.
Ndërsa, nga ana e shefit të sektorit të Arsimit ne DKA Zymber Berisha, është paraqitur raporti për fillimin e vitit shkollor dhe masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19 në objektet shkollore. Edhe ky raport do të diskutohet gjerësisht në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal.