X
GO

Mbahet mbledhja e pestë për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

  • 25.06.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 2879
  • 0 Comments
Mbahet mbledhja e pestë për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

Është mbajtur sot mbledhja e pestë për vitin 2020 e Kuvendit të komunës së Gjakovës. Sipas pikave të rendit të propozuara nga kryesuesi i kuvendit Anton Shala, ky takim ka nisur me pyetjet e kuvendarëve për ekzekutivin e komunës, pyetje këto që kanë marrë përgjigje nga kryetari Ardian Gjini dhe drejtorët komunal. Pas një debati të gjërë, anëtarët e kuvendit komunal e kanë miratuar edhe Kornizen Afatmesme Buxhetore KAB 2021-2023 e cila paraprakisht është prezentuar nga drejtori pë buxhet dhe financa Durim Halilaj. Në këtë takim gjithashtu janë miratuar edhe propozimi për përcaktimin e tarifave dhe çmimeve të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave si dhe pika tjetër, parcelimi dhe ndërrimi i kulturës - shfrytëzimit aktual nga rrugë publike në jopjellore, i parceles kadastrale me numër 5747/1 Z.K. Gjakovë jashtqytet. Në pikën e fundit të rendit të ditës, para anëtarëve të kuvendit komunal ka raportuar komandanti i stacionit policor në Gjakovë Tush Markaj, i cili duke raportuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Gjakovës, ka bërë të ditur se përgjithësisht situata është e qetë dhe stabile.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker