X
GO

Mbahet mbledhja e parë e Asamblesë Komunale për vitin 2022

  • 08.02.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1636
  • 0 Comments
Mbahet mbledhja e parë e Asamblesë Komunale për vitin 2022

Është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Gjakovës, në të cilën janë shqyrtuar gjithsejt 17 pika të rendit të ditës.

Në mesin e këtyre pikave, është bërë edhe themelimi i Komitetit për Komunitete, është themeluar Komisioni për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale pastaj komisioni vlerësues për vazhdimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim afatgjat të pronës komunale, dhe, komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale- parkingut, pronë e cila u vendos të ipet në shfrytëzim po në këtë takim të kuvendit.

Në këtë takim, nga ana e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, është prezentuar raporti i kryetarit për gjendjen ekonomiko – financiare dhe zbatimi i planeve investuese në komunën e Gjakovës në vitin 2021, e po ashtu edhe Plani i Punës së ekzekutivit për vitin 2022.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për progresin e adresimit të rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm sipas planit të veprimit të ekzekutivit komunal.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker