X
GO

Mbahet mbledhja e 8-të e Kuvendit të Komunës

  • 29.09.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 2385
  • 0 Comments
Mbahet mbledhja e 8-të e Kuvendit të Komunës

Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, në të cilën janë shqyrtuar dhe votuar një sërë pikash të rendit të ditës, të propozuara nga kryesuesi Anton Shala.

Si pikë kryesore e këtij takimi ishte diskutimi dhe pastaj miratimi i buxhetit të komunës për vitin 2021, dokument ky që para anëtarëve të kuvendit u prezantua nga ana e drejtorit të drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj. Gjatë prezantimit të tij, drejtori Halilaj ka njoftuar se buxheti për vitin e ardhshëm do të jenë në shumë prej 26 milion e 330 mijë e 580 euro, mjete këto që sipas nevojave dhe analizave financiare janë shpërndarë në të gjitha kategoritë e shpenzimeve. Pas diskutimeve, buxheti komunal është aprovuar me 20 vota pro, 14 kundër dhe asnjë abstenim.

Anëtarët e Kuvendit kane diskutuar edhe për Raportin e Auditorit për Pasqyrat Financiare për vitin 2019 si dhe për raportin e përformancës për vitin 2019.

Ndërsa, nga ana e shefit të sektorit të Arsimit ne DKA Zymber Berisha, është paraqitur raporti për fillimin e vitit shkollor dhe masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19 në objektet shkollore.

Anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar dhe miratuar edhe disa pika, tjera, të cilat kryesisht kishin të bënin me çështje teknike dhe administrative.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker