X
GO

Komuna e Gjakovës bëhet pjesë e projektit ndërkufitar “Gjakova and Kukës Clean Water Project”

  • 18.05.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 3107
  • 0 Comments
Komuna e Gjakovës bëhet pjesë e projektit ndërkufitar “Gjakova and Kukës Clean Water Project”

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Drejtoresha e OJQ-së “SHE ERA”, Mirlinda Kusari Purrini, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit për ujë të pastër në Gjakovë dhe Kukës.

“Gjakova and Kukës Clean Water Project” përfshin rregullimin e infrastrukturës së Lumit Llukac në Gjakovë dhe ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Kukës.

Ky projekt implementohet në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA II Shqipëri dhe Kosovë me partneritet në mes të Komunës së Gjakovës, Bashkisë së Kukësit, OJQ-së “SHE ERA” dhe OJQ-së “ACER”.

Realizimi i tij do të zgjasë 3 vite dhe vlera financiare totale është 1,411,162.83 Euro.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker