Atraksion kyç për investitorët është fuqia e saj punëtore tejet e aftësuar, e motivuar dhe me kosto të ulët pune
Përparësia kryesore e fuqisë punëtore Kosovare është kostoja e ulët e operimit. Paga mujore mesatare në sektorin privat është 410 euro. Ka fuqi punëtore të re, të aftësuar, që flasin shumë gjuhë, e cilët janë të motivuar dhe kanë përgjegjësi të lartë sipërmarrëse. Duke e marrë parasysh fuqinë punëtore në dispozicion, komuna e Gjakovës ka në disponueshmëri kuadro të përgatitura për tregun e punës, respektivisht kuadro të arsimuara në Shëndetësi, Ekonomi, Administrim Biznesi, Hoteleri, Juridik si dhe në fushat e tjera përmes të cilave Gjakova, por edhe e gjithë Kosova do të rrisë aftësitë konkuruese, nivelin e arsimit si dhe aspektet e tjera.
Përveç grupmoshave të kualifikuara të cilët janë në kërkim të punës, Gjakova poashtu ka një numër të madh të inxhinierëve të mekanikës, elektronikës, ndërtimtarisë, arkitekturës, teknologjisë ushqimore, kimisë, si dhe ekspertë në industrinë e prodhimit të tekstilit, agrokulturës, zejtarisë, tregtisë etj.