X
GO

Mbi dymijë familje përfitojnë ndihma ushqimore dhe higjienike ne komunën e Gjakovës

  • 19.05.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Number of views: 3555
  • 0 Comments
Mbi dymijë familje përfitojnë ndihma ushqimore dhe higjienike ne komunën e Gjakovës

Në këto ditë kur ende po përballemi me pandeminë COVID 19, komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me shumë organizata vendore e ndërkombëtare, po vazhdon me mbështetjen e shumë familjeve në nevojë, duke siguruar për to pako të mjaftueshme ushqimore e higjienike.

Vetëm sot, me angazhim të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, janë shpërndarë 572 pako ushqimore dhe higjienike për qytetarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas, nga lagje të ndryshme të komunës së Gjakovës. Të gjitha këto pako janë siguruar falë një donacioni nga Accessible Quality Healthcare (AQH) nga Zvicrra.

Po ashtu me përkrahje nga Unicef dhe Usaid, po sot janë shpërndarë 40 pako, të cilat si destinim kanë pasur shoqatën e Shurdhmemecëve në komunën e Gjakovës.

Ndryshe, sipas zyrtarëve të DSHMS-së. që nga data 14 mars e deri më sot në komunën e Gjakovës kanë përfituar 2020 familje në nevojë, për të cilat janë siguruar pako të ndryshme e mjaft të nevojshme.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker