X
GO

Mbahet mbledhja e rradhës e Kuvendit Komunal

  • 28.05.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Number of views: 3281
  • 0 Comments
Mbahet mbledhja e rradhës e Kuvendit Komunal

Është mbajtur sot mbledhja e 4-të për vitin 2020 e Kuvendit të komunës së Gjakovës, me ç ‘rast anëtarët e këtij organi, kanë diskutuar dhe shqyrtuar të gjitha pikat e propozuara në rend dite nga ana e kryesuesit Anton Shala.

Pas pikës fillestare ku pati pyetje të ndryshme për kryetarin Gjini dhe ekzekutivin, para anëtarëve të Kuvendit është prezantuar edhe informata për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid – 19, Informata Financiare për periudhën janar – dhjetor 2019, si dhe Informata Periodike Financiare për periudhën janar – mars 2020.

Më tej kuvendarët kanë miratuar Propozim – Vendimin për dhënien në shfrytëzim të ponëes komunale, Tregu në Rogovë si dhe kanë votuar për formimin e komisionit vlerësues për këtë proces.

Me vendim unanim është vendosur edhe për mbështetjen financiare të shoqatës “Hendikos”, si dhe është diskutuar për raportin vjetor t punës së Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në komunën e Gjakovës.

Një debat më i gjatë është bërë edhe në pikën e fundit të rendit të ditës, me ç ‘rast anëtarët e Kuvendit Komunal kanë diskutuar rreth Informatës së kryetari Ardian Gjini ka dhënë për projektin e zgjerimit të rrugës “Nënë Tereza”.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker