X
GO

Kryetari Gjini nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

  • 17.03.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Number of views: 1434
  • 0 Comments
Kryetari Gjini nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Gjevalin Nikollbibaj, kanë pritur në takim zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Afërdita Thaçi dhe kolegë të saj.

Gjatë diskutimit, ata kanë folur për këto pika:

🔷 Mirëmbajtja e rregullt e të dhënave kadastrale nga Zyrat Kadastrale Komunale;

🔷 Projektligji për Kadastër të Paluajtshmërive dhe Infrastrukturës Kombëtare për të dhënat hapësinore dhe

🔷 Projekti përkrahës i Bankës Botërore

Ndërkaq, Kryetari Gjini dhe zv. Drejtoresha Thaçi, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në kuadër të projektit për sistemin e unifikuar të adresave.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker