X
GO

Kryeministri Kurti viziton Gjakovën

  • 08.04.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Number of views: 3383
  • 0 Comments
Kryeministri Kurti viziton Gjakovën

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë me përfaqësuesit e Shtabit Emergjent lokal, ka pritur sot kryeministrin në detyrë të republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili gjatë kësaj vizite shoqërohej nga ministrat në detyrë, Arben Vitija, Hykmete Bajrami dhe Emilia Rexhepi.

Në këtë takim, temë kryesore dhe e vetme ishte situata e krijuar në komunën e Gjakovës pas përhapjes së pandemisë Covid 19. Gjatë bisedës, kryetari Gjini e ka njoftuar kryeministrin Kurti për situatën aktuale në komunën e Gjakovës dhe masat të cilat i ka ndërmarrë komuna në luftën kundër pandemisë. Mes tjerash, kryetari Gjini ka kërkuar nga kryeministri Kurti që krahas ndihmave dhe pajisjeve tjera që qeveria po shpërndanë nëpër komunat e Kosovës, të ketë më edhe më shumë teste për qytetarët e Gjakovës, në mënyrë që efikasiteti në luftimin e pandemisë dhe ndërprerjes së saj të jetë sa më efikas.

Në adresimin e përbashkët, kryetari Gjini dhe kryeministri Kurti, kanë apeluar njëzëri tek qytetarët që të respektojnë të gjitha masat dhe kërkesat e profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, si e vetmja mënyrë për luftimin e shpejtë dhe efikas të pandemisë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker