X
GO

Komuna e Gjakovës themelon Këshillin Publiko – Privat dhe Pleqësinë e Arsimit

  • 09.02.2018
  • Author: Artan Haraqia
  • Number of views: 7966
  • 0 Comments
Komuna e Gjakovës themelon Këshillin Publiko – Privat dhe Pleqësinë e Arsimit

Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në komunën e Gjakovës. Me propozim të kryetarit të komunës Ardian Gjini në këtë takim janë themeluar dy grupe punuese, ai për hartimin e planit për arsim dhe ai për hartimin e planit për mjedis. Të dy grupet do të përbëhet nga përfaqësues të drejtorive komunale, ndërsa pikësynim do ta kenë përmirësimin e gjendjes në këto dy fusha.

Po me propozim të kryetarit Gjini, në këtë takim janë themeluar edhe dy organizma tjerë. Bëhet fjalë për Këshillin Publiko Privat, i cili do të përbëhet nga zyrtarë përkatës komunal dhe përfaqësues të bizneseve lokale dhe i njëjti do të angazhohet në krijimin e politikave zhvillimore komunale. Gjithashtu drita e gjelbër i është dhënë edhe themelimit të Pleqësisë së Arsimit, organ i cili do të përbëhet nga përfaqësues të subjekteve politike, qoftë në pozitë qoftë në opozitë, shoqërisë civile, ekspertëve komunal të arsimit e të tjerë. Ky organ fokusimin kryesor do ta ketë në hartimin e politikave afatgjata të arsimit, të cilat në të ardhmen do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes në këtë sektor.

Bordi i drejtorëve ka diskutuar edhe për gjendjen e të hyrave komunale, me ç ‘rast, duke folur për të hyrat gjatë muajit Janar 2018 është raportuar se ato kanë qenë në shumë prej rreth 230 mijë euro, apo rreth 100 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker