X
GO
Qyteti

Ngrohtorja e Qytetit

Ngrohtorja e Qytetit Gjakovë SH.A është kompani publike që operon me ngrohje në të dy sektorët atë komercial dhe të amvisërisë.
Është themeluar në vitin 1981, ku së pari ka funksionuar në kuadër të B.V.I-së për lëmi strehimore dhe veprimtari komunale.
Nga viti 1983 është pavarësuar nga B.V.I-ja dhe ka funksionuar si kompani shoqërore më të njejtin emër.
Në vitin 1985 kompanija ka ndërruar emrin dhe nga NPT “Ngrohtorja e qytetit” në kompani për termofikim, projektim dhe montim "INGRO" Gjakovë. Në vitin 1998 është bërë transformimi i sërishëm i pronës në atë shoqërore dhe emri i saj është Ndërmarrja publike për termofikim në Gjakovë, ku prona është bartur në pronësi të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Pas vitit 1999 me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë "Ngrohtorja e qytetit" Gjakovë futet në kuadrin e D.SH.P e pastaj në AKM-sektorin për energji me Bordin Mbikqyrës si udhëheqëse e organeve menaxhuese.
Janar 2006 N.P.T "Ngrohtorja e qytetit" është shëndrruar në shoqëri aksionare me emrin "Ngrohtorja e qytetit" SHA Gjakovë me Bordin e Drejtorëve.

Informacionet kryesore të Shërbimit të Distribuimit

Ngrohtorja e qytetit" SH.A Gjakovë rrjetin e distribuimit e ka të ndarë në dy degëzime: 

Rrjeta e vjetër (Ngrohtore Sh.F."Zekeria Rexha")

Rrjeta e re (Ngrohtore Spital)
Shërbimi i Distribuimit bënë mirëmbajtjen e rrjetit primar të termofikimit, ku qytetarët e Gjakovës mund të lajmërohen për intervenimet e mundshme për sistemin e ngrohjes qëndrore (përveç lajmërimeve me shkrim dhe përmes thirrjeve telefonike).
N.Q Gjakova SH.A. furnizon me ngrohje, me sistem indirekt të ngrohjes (me këmbyes të nxehtësisë).


Të dhënat teknike 

Sistemi i rrjetit është dy gypor-indirekt.
Gjatësia e rrjetit primar të termofikimit është 20 km trasë /40km gyp.
Numri i nënstacioneve (me këmbyes te nxehtësise) 180.
Rrjeti i vjetër primar është i ndërtuar me rrjet klasik në kanal betoni (ndërtimi i tij ka filluar në vitin 1980). 
Rrjeti i ri primar është ndërtuar me gypa të paraizoluar ku kjo shtrirje e rrjetit ka filluar në vitin 2001, ku teknika e instalimit ndryshon nga sistemi klasik me kanal betoni.
Nga viti 2001 Ngrohtorja është duke bërë kyçjen e konsumatorëve të rinjë në rrjetin primar të termofikimit.
Nënstacionet e ngrohjes qëndrore janë paisura me këmbyes të nxehtësisë (sistemi indirekt i ngrohjes).


INFORMATAT PËR KONSUMATOR NGA SHËRBIMI PËR PëRKUJDESJE NDAJ KONSUMATORËVE

Paraqitja e ankesës së konsumatorit 

* Konsumatori ka të drejtë dhe mund të ankohet në shërbimet dhe lidhur me shërbimet e ngrohjes.

Paraqitja e ankesës mund të bëhet:

* Me shkrim përmes arkivës- Ngrohtorja e qytetit Sh.a
* Përmes telefonit në 0390 / 327-573 shërbimi për inervenime urgjente (24 ore) dhe 0390 / 328-329 nga ora 08:00-16:00
* Përmes kontakteve direkte në: Ngrohtorja e qytetit Gjakovë Sh.A.


Mënyra e pagesës të faturave të ngrohjes 

Konsumatorët e lokalit banesor 
Pagesa e faturave të ngrohjes mund të bëhet:
* Inkasantit të terenit që i ofron faturën drejtpërdrejtë në banesë.
* Përmes xhirollogarisë në të gjitha bankat zyrtare në Kosovë , në xhirollogaritë e cekura në faturë ose vërejtjen për ngrohje.
Konsumatorët e lokalit afarist-institucional
Kjo kategori e konsumatorëve ,pagesën e faturave të ngrohjes mund ta kryen vetëm përmes xhirollogarisë e të cilat janë të cekura në faturen e sherbimeve te ngrohjes.
Pagesa me këste 
Konsumatori ka të drejtë që për borxhin e pa paguar në vlerë mbi 300* për konsumatorët banesor ) me marrëveshje të veçantë të bëjë pagesë me këste . Marrëveshja bëhet në zyren e Shërbimit për Konsumatorë në lokalet qendrore të Ngrohtorja e qytetit-SHA Gjakovë


Përcaktimi i tarifës 

Tarifa për shërbimet e ngrohjes caktohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) para fillimit të sezonës ngrohëse.
Tarifa mund të ndërroj edhe gjatë sezonës ngrohëse nëse egzistojnë arsyet.
Tarifa caktohet për konsumatorët e panjehësuar dhe për konsumatorë të njehësuar.
Për konsumatorët e panjehësuar tarifa caktohet /m të sipërfaqës ngrohëse.
Për konsumatorët e njehësuar tarifa përbëhet nga komponenta fikse /kë e fuqisë ngrohëse dhe komponenta variabile /MËh të konzumit të energjisë.


Kontrata për furnizim 

Çdo konsumator, pronar që është i kyçur në sistemin e ngrohjes në bazë të Ligjit të Energjise, Ligjit të ngrohjes dhe akteve nënligjore të ZRRE-së ( Rregullatorit të Energjisë ) është i obliguar të nënshkruaj kontratën për furnizim me ngrohje përmes të cilës rregullohen të drejtat dhe obligimet lidhur me shërbimet e ngrohjes.


KONTAKT 

NGROHTORJA E QYTETIT GJAKOVË SH.A.
DICTRICT HEATING GJAKOVA J.S.C.
Adresa: “Tirana” P.n 
GJAKOVË, KOSOVË 
Kujdestaria: (0390) 327 573
Drejtoria: (0390) 328 329
Informatat dhe ankesat: [email protected]

Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker