Në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, sot po vazhdon tërheqja e drunjëve që janë krasitur gjatë javës. "Po provojmë të kemi një operacion të disafishtë, përpos që po pastrojmë degët e drunjëve ato do të dhurohen për ngrohtoren e qytetit duke e pasur parasysh që Ngrohtorja tani punon me biomasë. Jam falenderues ndaj secilit që sot i është përgjigjur thirrjes publike për të qenë pjesë e këtij aksioni pastrimi që në të njejtën kohë është një mundësi më shumë që hapësirat e pastruara të kthehen në destinim rekreativ për secilin qytetarë. Por në anën tjetër është e dhimbshme të shohësh që disa njerëz punojnë përderisa dikush tjetër në mënyrën më të pandërgjegjshme hedh mbeturina. Nga sot edhe zyrtarisht fillon kampanja për shqiptimin e gjobave mandatore, gjë e cila mundëson dënimin e të gjithë atyre që hedhin mbeturina. Duhet të fillojmë ta trajtojmë këtë vend më mirë, por vetëm nuk mund ta bëjmë" u shpreh Kryetari Gjini.