THIRRJE PËR APLIKIM 2017
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Komunë të Gjakovës, në kuadër të Programit “Fondi Zhvillimor për Ndërmarrje Mikro, Të Vogla dhe të Mesme” shpall konkurs për GRANTE të BIZNESEVE të angazhuara në fushë të prodhimit, përpunimit, zanateve, artizanaleve tradicionale dhe në fushë të turizmit. Qëllimi i granteve komunale është që të synohet zgjerimi dhe forcimi i kapaciteteve të tyre, të nxitet rritja e punësimit; të sigurohet qëndrueshmëria dhe të jenë aktive në mënyrë që bizneset e tyre të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal të komunës së Gjakovës!