“Me datë 01 Nëntor 2017, në Shkollën e Mesme të Lartë “Hajdar Dushi” në Gjakovë, është mbajt takimi i organizuar nga Zyra e Prokurimit, në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit të Komunës së Gjakovës, ku të pranishëm ishin rreth 55 përfaqësues të institucioneve shkollore dhe kulturore të Komunës së Gjakovës, drejtoret e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, si dhe drejtorët e institucioneve mbikëqyrëse nga DKRS.
Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me udhëzimet e qarta lidhur me hartimin e Planit t ë Prokurimit për vitin 2018. Udhëzimet te cilat ne detaje u dhanë nga zyrtarët e komunës dhe ekspertët e prokurimit nga Projekti TEAM i financuar nga USAID .
Ky takim u mirëprit nga të pranishmit dhe mbetet që pas dorëzimit të kërkesave në Drejtorin e Arsimit të finalizohet Planifikimi i Prokurimit për vitin 2018.”