X
GO
Vesti i Događaji

Përzgjidhen shtatë Qytetarë të shkëlqyer të komunës së Gjakovës për vitin 2019

  • 26.02.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Broj pregleda: 2751
  • 0 Comments
Përzgjidhen shtatë Qytetarë të shkëlqyer të komunës së Gjakovës për vitin 2019

Shtatë personalitete nga komuna e Gjakovës, janë nderuar sot me titullin “Qytetar i shkëlqyer”, një titull ky që komuna e Gjakovës, tash e dy vjet, e ndanë në bazë të aktivitetit dhe kontributit të personaliteteve të ndryshme përgjatë një viti kalendarik.

Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka thënë se kjo praktikë e nisur vitin e kaluar është dëshmia më e mirë se komuna e Gjakovës ka plot njerëz të mirë dhe punëtorë, e të cilët me angazhimin dhe kontributin e tyre, edhe jashtë obligimeve dhe detyrave zyrtare, janë munduar që ta bëjnë komunën e Gjakovës një qytet më të mirë jo vetëm për të jetuar por edhe për tu mburrur me të.

Për dallim prej vitit të kaluar, kur përzgjedhja e shtatë “Qytetarëve të shkëlqyer” është bërë nga një komision i formuar nga komuna, sivjet përzgjedhja e shtatë më të mirëve është bërë nga fituesit e vitit të kaluar, një praktikë kjo që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, duke e bërë këtë aktivitet tradicional dhe një garë në mes personaliteteve më të mira që ka Gjakova.

“Qytetarët e shkëlqyer” të vitit 2019 janë:

Mërgim Delia, drejtor i shkollës “Dëshmorët e Dushkajës” në fshatin Bardhaniq, i cili me aktivitetin e tij edhe jashtë obligimeve të detyrës, ka bërë që kjo shkollë të jetë njëra ndër shkollat më të suksesshme por edhe më të pastërta e më të mirëmbajtura në komunën e Gjakovës.

Qamil Gashi, toger i Policisë së Kosovës, personalitet i dëshmuar në mbrojte të sigurisë së qytetarëve, në menaxhimin e mirë të shumë situatave dhe rasteve të ndryshme.

Ideal Zhaveli, aktivist rinor dhe kryetar i Këshillit Rinor Lokal, personalitet që me punën e tij vullnetare ka ndikuar në përmirësimin e jetës së të rinjve në komunën e Gjakovës.

Besim Ndau, udhëheqës i iniciativave të ndryshme rinore në fshatin Pjetërshan, i cili me angazhimin e tij maksimal ka bërë që ky fshat për disa vjet me radhë të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për dekorimin mbresëlënës me rastin e festive të fundi vitit, por edhe për pastërtitë në nivel të lartë që ky fshat ka.

Yllzim Dyla, mjeku i njohur gjakovar, i cili njihet si përkrahës dhe impelmentues i sistemit të mjekësisë familjare, kontributi i së cilit ka bërë që QKMF-ja në Gjakovë të jetë një institucion tejet i suksesshëm në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Brilanda Ballata, drejtoreshë e Organizatës “Hendikos” dhe aktiviste shumë vjeçare në përkrahje të personave me aftësi të kufizuara. Përmes aktivitetit të saj, ajo ka ndikuar që kjo kategori e shoqërisë sonë të ketë vëmendje dhe përkrahje shumë më të madhe.

Ramë Tali, aktivist nga fshati Babaj i Bokës, i cili për vite me radhë ka dhënë kontribut të pashembullt në harmonizimin, mbështetjen dhe rregullimin e infrastrukturës, në dobi të komunitetit ku jeton dhe më gjerë.

Shkëndije Hoda, aktiviste e hershme e shoqërisë civile, aktualisht kryetare e shoqatës për krime të luftës “Gjakova 1998 – 1999”. Më angazhimin e saj të palodhshëm, përveç tjerash, ajo ka bërë që të mblidhen me qindra e mijëra dëshmi për krimet serbe në komunën e Gjakovës, sipas së cilave dëshmi edhe janë ngritur aktakuza për krime luftë në Gjakovë.

 

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker