Sot janë shpërndarë 300 pako me produkte ushqimore e higjienike për nevojtarët, nga Komuna në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Bereqeti”.
Solidarizimi humanitar u bë për të pasuruar sadopak tryezat e njerëzve në nevojë, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përzgjedhja e përfituesve të pakove u bë duke harmonizuar listën e të regjistruarve të Qendrës për punë Sociale, me atë të Shoqatës “Bereqeti” .