Është mbajtur sot mbledhja e tretë për këtë vit, e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës, gjatë së cilës Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, prezantoj raportin financiar të vitit 2021.
Anëtarët e KPF-së këtë raport e vlerësuan si të kënaqshëm dhe të mirë menaxhuar, me ç ‘rast edhe u votua unanimisht, për kalim në diskutim, në mbledhjen e ardhshme të asamblesë.
Gjatë takimit u shqyrtua edhe raporti vjetor i punës për vitin 2021 i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, i prezantuar nga udhëheqësi i kësaj njësie, Kushtrim Brahimaj.
Edhe ky raport u votua në mënyrë unanime bashkë me dy pikat e tjera të rendit të ditës:
•Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me
dt.21.02.2022, dhe
•Bartja e mjeteve të shpenzuara buxhetore të të hyrave vetanake
nga viti fiskal 2021 në vitin 2022.
Poashtu, anëtarët u dakorduan që në mbledhjen e ardhshme të asamblesë, të diskutohet edhe tema “Mekanizmi kundër dhunës në shkolla”.