X
GO
Vesti i Događaji

Kuvendi komunal miraton buxhetin për vitin 2020

Kuvendi komunal miraton buxhetin për vitin 2020
Kuvendi i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku pas prezantimit të pikave të rendit të propozuara nga kryesuesi Anton Shala, të njëjtat edhe janë miratuar nga këshilltarët komunal.

Nga Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa është bërë prezantimi i Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2020, për të cilën ka thënë se nuk ndryshon nga ai i mëparshmi. Gjithashtu, nga drejtori Durim Halilaj është bërë edhe prezantimi i buxhetit komunal për vitin 2020. Me miratimin e saj, buxheti komunal për vitin pasardhës është në shumë të përgjithshme prej 27,252,717.00 euro. Nga kjo shumë totale, 16,053,829.00 euro janë të dedikuara për paga dhe mëditje, 3,004,103.00 euro për mallra dhe shërbime, 586,800.00 euro për shpenzime komunale,510,500.00 për subvencione dhe transfer, si dhe 7,097,485.00 euro për shpenzime kapitale. Vlen të theksohet se ky buxhet, krahasuar me këtë vit është në shumë më të lartë prej 2,467,544.00 euro.

Në këtë seancë nga Bernard Frrokaj, drejtor i Drejtorisë së Arsimit ka dhënë informatën mbi përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku është bërë e ditur se në këtë vit shkollor janë përfshirë gjithnjë 17012 nxënës. Prej tyre, 450 fëmijë janë të përfshirë në kopshte, 924 në parashkollorë, 11378 nxënës janë të përfshirë në klasat prej një deri në nëntë, ndërsa në klasën e dhjetë deri në trembëdhjetë janë të përfshirë 4260 nxënës.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker