X
GO
Vesti i Događaji

Kryetari Gjini viziton fabrikën 'Comodita'

  • 09.03.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Broj pregleda: 2577
  • 0 Comments
Kryetari Gjini viziton fabrikën 'Comodita'

Gjatë vizitës në këtë fabrikë, kryetari Gjini është pritur nga njëri prej menaxherëve të këtij biznesi Artan Devolli, i cili mes tjerash ka theksuar se kjo kompani në vazhdimësi po e rritë eksportin e prodhimeve, gjë që rrjedhimisht po ndikon edhe në rritjen e vazhdueshme të stafit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Nga ana tjetër, kryetari Gjini ka thënë se i gëzohet rritjes së secilit biznes në Gjakovë, prandaj edhe ka shtuar se si kryetar komune do të jetë gjithmonë në përkrahje dhe ndihmë për të gjitha bizneset në veprojnë në komunën tonë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker