X
GO
Vesti i Događaji

Kryetari Gjini takon zejtarët

Kryetari Gjini takon zejtarët

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka mbajtur sot një takim me zejtarët e Gjakovës, të cilët edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë t’i kultivojnë disa nga zejet e vjetra tradicionale.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Gjini ka folur për projektet e Komunës për vitin 2022, me theks të veçantë për projektet që e tangojnë Çarshinë e Madhe dhe veprimtaritë që zhvillohen aty.

Poashtu, është prezantuar edhe projekti ndërkufitar Kosovë – Shqipëri “Bridging Tourism through Cultural Heritage and Smart Solutions in Lezha and Gjakova” teksa janë inkurajuar zejtarët që në bashkëpunim me Komunën të angazhohen për përfitimin e fondeve nga ky projekt.

Kryetari Gjini, i ka njoftuar zejtarët për angazhimin konkret për ri-funksionalizimin e Shoqatës së Zejtarëve “Çarshia e Madhe” dhe përpjekjet që po bën Komuna e Gjakovës për rindërtimin e objektit të zejtarëve, i cili pas renovimit do të jetë në shërbim të plotë të tyre.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker