X
GO
Vesti i Događaji

Kryetari Gjini pret në takim vajzat e KB "Vëllaznimi"

  • 03.11.2020
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 2285
  • 0 Comments
Kryetari Gjini pret në takim vajzat e KB "Vëllaznimi"

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, krenar me vajzat e Klubit të Basketbollit “Vëllaznimi” dhe i gatshëm për të vazhduar përpjekjet për të përkrahur këtë klub!

Gjatë një takimi me trajnerin e KB “Vëllaznimi”, Pal Syla, lojtaret Sarah Mgbike, Raven Baker dhe Rina Hoda, Kryetari Gjini i uroi për fitoren e madhe ndaj Prishtinës në xhiron e dytë të Superligës dhe për të gjitha triumfet e tyre. “Unë dhe padyshim e gjithë Gjakova jemi krenar me ju. Sukseset që po tregoni në lojë na motivojnë të vazhdojmë përpjekjet për të ju mbështetur si klub. Uroj që të vazhdoni angazhimin për fitore të tjera” tha ndër të tjera ai.

Trajneri Syla u shpreh mirënjohës ndaj Kryetarit Gjini për mbështetjen e vazhdueshme, ndërkohë që tha se një gjë e tillë ju duhet edhe më tutje.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker