Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, Valon Myrtaj dhe Nnënkryetarin e këtij institucioni fetar, Ahmet Hoxha.
“Gjakova është shembull i rrallë i bashkëjetesës fetare vëllazërore. Gabimet dhe mosperceptimi i ndjeshmërive nuk mund të ndikojnë te asnjë qytetar i komunës së Gjakovës. Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjakovë është institucion jashtëzakonisht i respektuar dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i përfaqëson ndjenjat e besimtarëve myslimanë të komunës sonë. Jemi dakorduar që gabime të tilla si ai dje nuk bën të ndodhin në të ardhmen” është shprehur ndër të tjera gjatë takimit Kryetari Gjini.