X
GO
Vesti i Događaji

Kryetari Gjini pret ne takim zv.ministrin Bajram Gecaj

  • 13.05.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Broj pregleda: 2940
  • 0 Comments
Kryetari Gjini pret ne takim zv.ministrin Bajram Gecaj

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Zëvendës Ministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj. Ata diskutuan rreth situatës së përgjithshme me COVID-19 në komunën e Gjakovës.

Kryetari Gjini e ka falënderuar Zëvendësministrin Gecaj për vizitën e tij dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Pas takimit, ata kanë vizituar Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë pritur nga Ushtruesi i Detyrës së Komandantit të këtij Stacioni, Major Tush Markaj. Kryetari i Komunës e ka falënderuar Komandantin për mikëpritjen, ndërsa është shprehur tejet mirënjohës ndaj Policisë së Kosovës për angazhimin maksimal në këto ditë të përballjes me pandeminë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker