X
GO
Vesti i Događaji

Komuna e Gjakovës përkrahë personat me aftësi të kufizuara

Komuna e Gjakovës përkrahë personat me aftësi të kufizuara
Komuna e Gjakovës, gjegjësisht Zyra për të Drejtat e Njeriut në mbështetje edhe të misionit të OSBE-së, në kuadër të fushatës vetdijësuese “Mundësi e barabartë profesionale” për integrimin e personave me aftësi të kufizuar.

Të rinjë nga OJQ-të Handikos dhe Down Syndrom, dje dhe sot kanë shërbyer në institucionin komunal të gjithë qytetarët e komunës sonë.

E gjatë paradites ata i vizitoj edhe i pari i komunës, Ardian Gjini i cili i përgëzoj për punën dhe vullnetin e tyre.

Në përputhje me standardet ndërkombëtare, siç është Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK), kanë të drejta të barabarta dhe përfitime që synojnë të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, ekonomike dhe politike.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker