X
GO
Vesti i Događaji

Komuna e Gjakovës bëhet edhe me një autoambulancë të re

Komuna e Gjakovës bëhet edhe me një autoambulancë të re
Komuna e Gjakovës, gjegjësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare sot është paisur edhe me një tjetër Autoambulancë të re.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini bashkë me zyrtarë nga DSHMS kanë pranuar zyrtarisht autoambulancën në vlerë prej 60,000.00€ e cila do të shërbejë për ofrimin e ndihmës sa më të shpejtë për qytetarin.

„Kjo autoambulancë ka qenë e buxhetuar për këtë vit dhe po provojmë që të pajisim qendrën e Emergjencës me të gjitha elementet. Madje në fillim të vitit do të jetë në funksion edhe Qendra e re e Mjekësisë Familjare“, tha ndër të tjera kryetari Gjini.

Urojmë që sa më pak qytetarë të kenë nevojë për shërbime mjekësore
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker