Ky raport hulumtimi është realizuar nga HANDIKOS Gjakovë në kuadër të projektit “Të takohemi kudo”, me qëllim të evidentimit të barrierave fizike që pengojnë lëvizjen e lirë në hapësirën publike dhe qasjen në ndërtesat – institucionet publike në Komunën e Gjakovës. Si kusht i një jete të pavarur dhe pjesëmarrje të plotë qytetare për personat me aftësi të kufizuar, e drejtë kjo që garantohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara dhe nga Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.