X
GO
Vesti i Događaji

Gjakova merr mbështetje të fuqishme nga qeveria e Kosovës

  • 07.02.2018
  • Author: Artan Haraqia
  • Broj pregleda: 6683
  • 0 Comments
Gjakova merr mbështetje të fuqishme nga qeveria e Kosovës

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka pritur një delegacion nga qeveria e Kosovës, i përfaqësuar në nivel ministër dhe i përbërë nga ministrat Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës si dhe Kujtim Gashi, ministër për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje Jo rezidente.

Qëllimi i kësaj vizite ishte ri konfirmimi i qeverisë së Kosovës për përkrahjen e pa rezervë për projektet e komunës së Gjakovës, me ç ‘rast edhe u përmendet disa nga projektet më të rëndësishme që tashmë pritet të realizohen me përkrahjen e nivelit qendror.

Gjatë takimit, kryetari Gjini dhe ministri Lekaj nënshkruan memorandumin për përkrahjen e së paku 5 projekteve në komunën e Gjakovës, në vlerë prej rreth 18 milion euro, mes të cilëve edhe projekti për unazën e qytetit, projekt i cili do të kushtojë 8 milion euro dhe do të financohet në tërësi nga qeveria e Kosovës.

Projekte konkrete u diskutuan edhe me ministren Reshitaj, ndërsa prioritet pati projekti për rehabilitimin e lumenjve të Gjakovës, trajtimi i ujërave të zeza dhe vazhdimi i projektit për ujin e pijes në regjionin e Rekës së Keqe.

Në aspektin e sportit, kulturës dhe rinisë, Gjakova do të përfitojë projekte edhe nga MKRS-ja, pasi ministri Gashi ka bërë të ditur se kjo ministri do të vazhdojë me projektin e fushave të tenisit në Shkugëz, ndërtimin e stacionit të futbollit me barë sintetik po ashtu në Shkugëz, ndërtimi i qendrës së kulturës në fshatin Rogovë si dhe ndërtimin e kompleksit edukativo – rinor në fshatin Pjetërshan, si njëri prej projekteve rinore me karakter regjional.

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, pasi e ka mirëpritur këtë gatishmëri të qeverisë së Kosovës për të investuar në Gjakovë, ka thënë se kjo është një fitore e madhe për Gjakovën dhe banorët e kësaj komune.

 

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker