X
GO
Vesti i Događaji

Nis fushata për sigurinë në trafikun rrugor

  • 31.05.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 1259
  • 0 Comments
Nis fushata për sigurinë në trafikun rrugor

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Sektori për Komunikacion, ka filluar fushatën për vetëdijesimin e nxënësve të shkollave fillore në lidhje me rregullat dhe sigurinë në trafikun rrugor.

Grupmoshat që kanë përfituar nga faza e parë e fushatës janë nxënësit e nga klasa e I-rë deri në klasën e V-të si dhe nxënësit nga klasa e IV-të deri në klasën e VII-të.

Kjo fushatë do të vazhdoj ditëve në vazhdim, në bashkëpunim edhe me zyrtarët policor me shpërndarje të këshillave për sigurinë dhe rregullat e trafikut rrugor edhe për drejtuesit e automjeteve si dhe për qytetarët në përgjithësi.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker