X
GO
Vesti i Događaji

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e terrenit të ri sportiv në shkollën “Zekeria Rexha”

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e terrenit të ri sportiv në shkollën “Zekeria Rexha”

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e terrenit të ri sportiv në shkollën “Zekeria Rexha”.

Për shkak të numrit të madh të nxënësve, një fushë sportive për këtë shkollë ishte e pamjaftueshme, prandaj vendosëm të investojmë në një hapësirë të dytë.

Ky projekt do të ju mundësojë fëmijëve që të ushtrojnë aktivitetet sportive në një ambient modern, i cili plotëson kushtet dhe standardet më të larta.

Së shpejti, fillojmë me ndërtimin e terrenit sportiv edhe në shkollën “7 Shtatori” në fshatin Gërqinë dhe atë “Luigj Gurakuqi” në Korenicë.

Si qeverisje komunale, planifikojmë që vitin e ardhshëm të përmbyllim investimet në fusha sportive nëpër të gjitha shkollat e komunës.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker