Në prag të përvjetorit të Epopesë së Dukagjinit, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Shqiponjë.
“Sot bëmë homazhe në Shqiponjë, në një nga fshatrat më emblematike të zonës së Dukagjinit. Ky vend ka dhënë shumë luftëtarë të zotë, dëshmorë dhe heronj. Nesër do të jemi bashkë në manifestimin qendror në Gllogjan, aty ku ka nisur Epopeja e Dukagjinit” tha ndër të tjera Kryetari Gjini.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes forcave të UÇK-së dhe forcave të armikut të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj ku hasën në rezistencë të fuqishme.