Është mbajtur sot mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, për këtë vit.
Gjatë kësaj mbledhje u prezantua raporti lidhur më çështjen e sigurisë, nga Zv.Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Ramë Bekaj.
Më pas u formua grupi punues për hartimin e Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2022, në përbërje prej nëntë anëtaresh.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, gjatë kësaj mbledhje vuri theksin e veçantë në dy tema aktuale: Siguria në shkolla dhe ndezja e zjarreve, duke këshilluar që të përdoren të gjithë mekanizmat e nevojshëm që të luftohen këto dy fenomene.