Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini sipas ligjit për Vetëqeverisje Lokale ka zhvilluar debatin e dytë publik me qytetarë për vitin 2019.
Gjatë këtij debati qytetarët patën mundësi të drejtojnë pyetjet e tyre lidhur me projektet që janë zhvilluar gjatë vitit që po e lëmë pas dhe projektet që do të zhvillohen gjatë 2020-tës.
Pjesëmarrja më e madhe në numër në debate publike na ndihmon si qeverisje për të përmirësuar vetveten. (sr)