X
GO
Vesti i Događaji

Kryetari Gjini pret në takim përfaqësuesen e organizatës ROR

  • 01.06.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Broj pregleda: 2044
  • 0 Comments
Kryetari Gjini pret në takim përfaqësuesen e organizatës ROR

Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryetari Gjini e nisi me një takim me përfaqësuesen Grupit “Respect Our Rights”, Diana Gjoklaj e shoqëruar nga koordinatorja gjeografike e “Save the Children”, Emira Pruthi.

“Fëmijët kanë të drejtë të gëzojnë të drejtat e tyre cdo ditë të vitit. Prandaj, bashkë me Dianën dhe Emirën diskutuam për atë që mund të bëjmë ne si institucione për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Unë, edhe një herë shpreha gatishmërinë e plotë që të ndihmoj në këtë aspekt me të vetmin qëllim që të gjithë fëmijët e komunës sonë të jenë të lumtur” u shpreh ndër të tjera ai.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker