Investimi i radhës i Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në terrene sportive është ai pranë Shkollës “Fehmi Agani” .
Punimet për këtë projekt kanë nisur sot nën mbikëqyrjen e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Shumë shpejtë, me finalizimin e këtij investimi, fëmijët e lagjes Blloku i Ri do të kenë hapësirën e tyre për aktivitete jashtëshkollore.