Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Jörn Rohde.
Në këtë takim, kryetari Gjini dhe ambasadori Rohde kanë diskutuar për situatën e përgjithshme në komunën e Gjakovës, me ç ‘rast kryetari Gjini e ka njoftuar ambasadorin për projektet e realizuara deri me tani nga qeverisja lokale dhe projektet që komuna ka për Gjakovën në periudhën e ardhshme.
Pas takimit, kryetari Gjini dhe ambasadori Rohde e kanë vizituar edhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza, projekt i cili tashmë është gati të lëshohet në funksion e i cili është ndërtuar edhe falë fondeve të qeverisë gjermane.