X
GO

Mbyllet fushata 16-të ditore, aktivizim kundër dhunës në baza gjinore

Mbyllet fushata 16-të ditore, aktivizim kundër dhunës në baza gjinore
Me tryezën e organizuar nga Mekanizmi komunal kundër dhunës në familje në bashkëpunim me zyrën e UN Women me temën “Konventa e Stambollit dhe Strategjia Kombëtare kundër dhunës në familje” është përmbyllur zyrtarisht fushata 16-të ditore, aktivizim kundër dhunës në baza gjinore.

Në këtë tryezë u diskutua mbi temat e parandalimit, mbrojtjes dhe shërbimet ndaj viktimave të dhunës, shërbimet mbështetëse për viktimat, definimin e formave të dhunës sipas Konventës së Stambollit.

Gjatë kësaj fushate janë realizuar mbi 16-të sesione informuese me nxënës të ciklit të lartë të shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu janë realizuar emisione televizive dhe radiofonike.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker