X
GO

Mbahet takimi i rradhës i Komitetit Komunal për Komunitete

  • 28.02.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Broj pregleda: 2919
  • 0 Comments
Mbahet takimi i rradhës i Komitetit Komunal për Komunitete

Komiteti për Komunitete ka mbajtur mbledhjen e dytë për këtë vit, në të cilin takim nga Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, janë dhënë sqarimin sa i përket kanalizimin në lagjen "Lekë Dukagjini". Në bazë të sqarimeve të sjella para anëtarëve të këtij komiteti, është bërë e ditur se projekti për kanalizimin në këtë lagje është paraparë për faza të mëvonshme, pasi nuk është e mundur, edhe në saje të marrëveshjeve të tjera me investitor, nuk mundësohet ndërtimi i kolektorit sekondar pa u kryer ai kryesor. Sa i përket shpronësimeve, për të cilat ka pengesa, këtë obligim do ta kryejë komuna si institucion.

Armend Behluli, udhëheqës i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, në raportin e tij njëvjeçar të punës për vitin 2019, ndër tjerash ka bërë të ditur se në këtë vit në komunën e Gjakovës është bërë riatdhesimi i 72 personave, prej të cilëve 28 janë shqiptarë, 23 ashkalinjë, 18 romë dhe 3 egjiptian.

Po në këtë vit, me qëllim të zbutjes së çështjes së banimit tek komunitetet, Komuna e Gjakovës ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me VORAE për dymbëdhjetë renovime dhe shtatë shtëpi të ndërtuara. Po ashtu, me organizatën IOM, janë ndërtuar shtatë shtëpi për projektin e kthimit.

Vlen për tu theksuar se është nënshkruar edhe një marrëveshje ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të Grupit 6+, për ndërtimin e 18 shtëpive si dhe një marrëveshje me Këshillin e Evropës për rregullim të infrastrukturës në lagjen "Ali Ibra", që do të realizohet në këtë vit.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker