X
GO

Mbahet mbledhja e rradhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 12.03.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Broj pregleda: 3024
  • 0 Comments
Mbahet mbledhja e rradhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, i kryesuar nga Anton Shala, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt mujore për  këtë vit kalendarik.

Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, nga anëtarët e KPF-së ka kërkuar bartjen e të hyrave vetanake të pashpenzuara nga viti fiskal 2019 në buxhetin e vitit 2020. Bëhet fjalë për shumë  prej 1.239.730, 10 euro, e cila kërkesë edhe është miratuar për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, njëjtë si dhe informata financiare komunale për periudhën janar-dhjetor 2019. Nga kjo informatë është bërë e ditur se në këtë periudhë kohore buxheti total ka qenë në shumë prej 26.666.805,00 euro,  prej së cilës shumë është shpenzuar mbi nëntëdhjetë për qind e saj. Do cekur se në këtë vit ka pasur mjete në shumë prej 422.433,51 euro të tejkaluar nga shuma e planifikuar për të hyrat vetanake duke arritur shumën e përgjithshme prej 3.917.450,51 euro.

Në KPF është miratuar që si pikë e rendit të ditës në mbledhjen e radhës të Kuvendit të jetë edhe raporti vjetor i punës së Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore për vitin 2019, e cila është prezantuar nga Kushtrim Brahimaj.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker